A do ti bashkoheni protestës së Sali Berishës ditën e sotme kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë?
Gjatë një konference për shtyp, Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD, ka deklaruar se PD nuk ka bërë thirrje për asnjë lloj proteste.
Bardhi: Ka një protestë kundër Vuçiç i cili mbërrin sot në Tiranë. Berisha u detyrua të thotë se do të jetë edhe për inceneratorët, por tani jam njohur se ka shtuar edhe katër shkaqe të tjera.
Unë kam bindjen që demokratët që i shtohen hallet ditë për ditë, duan largimin e regjimit të Ramës , pastaj arsyet për të protestuar çdokush i gjen vetë.
Sot PD nuk ka thirrur protestë, sot Berisha ka thirrur protestë kundër presidentit serb, arsyet përse i ka zgjedhur do të duhet media t’i hetojë. E rëndësishme është që demokratët të mos devijojnë nga qëllimi.
Pyetje: Pro apo kundër ardhjes së Vuçiç?
Bardhi: Jam kundër, por nuk jam polic trafiku dhe as punonjës dogane. Qëllimi është mbrojtja e interesit të çdo shqiptari në të gjithë rajonin , por e përsëris nuk jam doganier. /albeu.com/