Pamje të rënda: Momenti tragjik kur nxirren nga pusi tre viktimat në Berat (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku kanë humbur jetën tre persona teksa po hapnin një pus në oborrin e banesës së tyre.

Sipas policisë, babai ka hyrë i pari 75-vjeç dhe pastaj kanë hyrë djali dhe nipi për ta shpëtuar pa kuptuar se është mungesë totale oksigjeni! Pavarësisht përpjekjeve, të tre arritën në spital pa shenja jete!

“Është një rast fatkeq, ne do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, nesër do marrim masat e duhura për të respektuar edhe rregullat e COVID-19, Për të mos pasur fatkeqësi të tjera”, njofton drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj.


Shtuar 7.05.2020 09:03