Sergio Ramos në dispozicion për përballjen në Coupe de France

Sergio Ramos bëri debutimin e tij për PSG-në më 28 nëntor, por kjo mbetet paraqitja e tij e vetme për klubin të cilit iu bashkua si agjent i lirë gjatë verës.

Mbrojtësi 35-vjeçar ka munguar në katër ndeshjet e fundit për shkak të lodhjes së muskujve, gjë që e ka penguar edhe atë të stërvitet përkrah shokëve të skuadrës. Këtë javë, ish-kapiteni i Real Madridit ka mundur të stërvitet normalisht dhe PSG konfirmoi se ai nuk është më në listën e lëndimeve.

Trajneri Mauricio Pochettino iu referua atij në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes së së dielës në Coupe de France. “Sergio ka qenë duke u stërvitur mirë, do të shohim nëse ai do të jetë në stol apo nga minuta e parë nesër”, tha ai. /albeu.com


Shtuar 19.12.2021 16:13