Laçi hakmerret ndaj Egnatias në Rrogozhinë. Bardhezinjtë, pasi ishin mposhtur në shtëpi fazën e parë, i kanë kthyer reston skuadrës së Zekirija Ramadani që pësoi humbjen e pestë radhazi.
Bardhezinjtë ia dolën me rezultatin 2-0 dhe kështu kanë barazuar Vllazninë me pikë dhe presin rezultatet e dy ndeshjeve të tjera për të parë diferencën me Kukësin e Tiranën.
Laçi bëri një pjesë të parë shumë të mirë. Mazrekaj iu afrua shumë golit dhe ka shumë rezerva për dy episode për penallti, një nga Guindo e një ndaj Mazrekajt.
Kurbinasit në 15 minutat e fundit u hodhën në sulm dhe shënuan me dyshen që ka shënuar më shumë për ta, Dejan Zarubica dhe Saliou Guindo.