Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve po mbahet Kuvendi i PD, i thirrur nga Kryetari Lulzim Basha.
Pallati i Kongreseve me 2200 vende është tejmbushur ndërkohë ende vazhdon identifikimi dhe numërimi i delegatëve.
Ndiqeni këtu LIVE Kuvendin e Lulzim Bashës:
FJALA E PLOTË E LULZIM BASHËS:
Sot jemi mbledhur në emër të të vërtetës sepse është e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë. Zgjedhim të ardhmen nuk është një slogan, është një qëndrim politik ku ftohen përfaqësuesit e zgjedhur legjitim. Përpara se të zgjedhim dhe të vendosim, dua t’u them të gjithë demokratëve, dhe në emër të tyre shqiptarëve, se thelbi i asaj që do zgjedhim sot do jetë përcaktues për Shqipërinë e të nesërmes. Ne jemi PD e Shqipërisë, 31 vite me sukseset dhe dështimet tona, në qeveri dhe opozitë. Jemi ne që kemi përcaktuar shkëputjen nga diktatura dhe kemi çarë rrugën e re drejt vlerave të Perëndimit.
Ndaj si do të jetë PD sot do të jetë Shqipëria nesër. Që ne të kthejmë besimin te PD, duhet të guxojmë. Ky është një akt i madh, i guximshëm, pasi duhet ta provojmë sot se cfarë do Shqipëria. Do jemi partia më e pastër në përbërje të saj, duke mos lejuar në radhët tona njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare. Nuk do lejojmë njerëz që kanë lidhje me historinë e dhimbshme, diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Nuk do të gjej asnjë personash që ka lidhje me atë regjim në parti. Nuk do të lejojmë një strukturat drejtuese njerëz të inkriminuar, në çfarëdo veprimtarie që janë bërë objekt i veprave penale.
Kjo jo vetëm për ata që do bëhen të zgjedhurit e popullit, por edhe të zgjedhurit e PD-së. Nuk do lejojmë njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë. PD duhet dhe do të jetë garancia e shqiptarëve që do të jetojnë në një vend me sytë, mendjen dhe trupin në Perëndim. Nuk mund të lejojmë njerëz me prirje anti-demokratike, që cenojnë lirinë e votës, institucionet e partisë. Nuk do lejojmë në PD elementë nga bota e errët e lidhjes së politikës me biznesit, krimit me politikën dhe aq më keq të lidhjeve të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare që përpiqen të sfidojnë demokracinë në emër të sovranizmit. /albeu.com/
Flet ish-studenti i dhjetorit, Ilir Dizdari:
“Ilir Dizdari, student i dhjetorit 90 dhe i shkurtit 91. Të nderuar demokrate dhe demokratë. Na janë shfaqur me metoda pseudo demokrate dhe janë bërë problem për shqiptarët. Çfarë kërkuam ne në vitin 1990? Është koha për ti ritheksuar.
Ne sot kemi të njëjtat detyra themelore për të çuar në vend amanetin e atyre që nuk jetojnë më. Bëj sot bilancin e shumë figurave që themeluan PD-në dhe më rezulton se ata u larguan, u përzunë dhe fatkeqësisht Shqipëria po rikthehet në kultin e individit”, tha Dizdari. /albeu.com/