Pasi qeveria spanjolle dha driten jeshile për rifillimin e kampionatit, skuadrat menjëherë i janë futur punës, ku ditën e sotme lojtarët e Realit dhe Barcelonës kanë bërë testet e koronavirusit.
Nga 4 maji u dha leja që futbollistët të stërviteshin në mënyrë individuale, andaj klubet kanë nisur planifikimet.
Sot skuadrat në ligën e parë dhe të dytë spanjolle kanë nisur me testimin e lojtarëve, përpara rikthimit në fushë.
Messi, Hazard e Bale ishin disa nga lojtarët që gjithashtu iu nënshtruan testimit për Covid-19.