EMRI/ “Shuhet” ish-deputetja shqiptare (FOTO LAJM)

Ditën e sotme ka ndërruar jetë ish-deputetja shqiptare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumnie Kajtazi Hyseni.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka bërë të ditur zyrtari i LDK-së, Ekrem Hyseni, përmes një postimi në Facebook.

Kajtazi-Hyseni ishte edhe nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së.

Postimi i plotë:

Na pikëlloi shumë lajmi për shkuarjen në amshim të veprimtarës së devotshme, Lumnie Kajtazi-Hyseni.

Ajo për shume vite ishte edhe pjese e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror.

Deputete, nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Frorumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, ishin disa nga funksionet e saj.

Ajo la pas vetës një trashëgimi të madhe dhe kontribut të rëndësishëm për vendin edhe në fushën e arsimit, si mësimdhënëse dhe drejtoreshë.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Kajtazi dhe Hyseni./albeu.com/


Shtuar 16.12.2021 15:44