Ditën e djeshme, 14 dhjetor, policia vuri në pranga me urdhër të SPAK, ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për veprat penale: “grup të strukturuar kriminal”, “shpërdorim detyre”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit. Ai akuzohet se ka marrë ryshfet mbi 3.6 milionë euro.
Asociated Press shkruan se Koka rrezikon të dënohet me 12 vjet burg nëse shpallet fajtor nga gjykata.
Gjithashtu, agjencia e lajmeve shkruan se korrupsioni ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të Shqipërisë postkomuniste./albeu.com