Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, e konfirmon avokati i tij

Hashim Thaçi do të vijojë të mbetet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Këtë e bëri të ditur sot në seancë, avokati i Thaçit, Gregory Keohe.

“Unë e kuptoj që i nderuari gjykatës ka marrë vendim për mbajtjen në paraburgim sot paradite, dhe kjo do ta apelohet”, tha ai.

“Nga gjykatat e mëparshme janë liruar serbë dhe shqiptarë, por nga kjo gjykatë jo”, tha ai, duke shtuar ata do të respektonin kushtet e lirimit nga paraburgimi dhe kërkoi seancë dëgjimore publike për të trajtuar arsyet se pse të pandehurit mbahen në paraburgim për një vit dhe për dilemat që ka Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me Policinë e Kosovës, e cila do të ishte përgjegjëse për sigurinë e të pandehurve nëse ata do të ktheheshin në Kosovë.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur konferenca e tetë statusore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ish–drejtuesit e UÇK-së, akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes, thirret gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve. Në këtë konferencë, Prokuroria tregon çfarë lloji të provave disponon. /albeu.com/


Shtuar 15.12.2021 16:53