Teuta ka befasuar me vendimin e fundit. Presidenti Edmond Hasanbelliu ka vendosur të kthejë në stol trajnerin Edi Martini, i cili ishte larguar pas humbjes me Partizanin.
“Edi Martini është rikthyer sërish në krye të stolit të Teutës. Vendimi është marrë sot në mbrëmje nga presidenti i K.F Teuta Z.Edmond Hasanbelli.
Renato Arapi do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të Teutës dhe do të rikthehet në pozicionin e drejtorit sportiv”, njofton klubi i Teutës në rrjetet sociale. /albeu.com/