Aksion në Tetovë për lirimin e hapësirave publike

Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se sektori për veprimtari komunale dhe mbrojte të ambientit jetësor dhe natyrës së bashku me Inspektoratin Komunal kanë marrë vendim për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve përreth tregut të gjelbër.

Nga atje njoftojnë se ky aksion vjen si rezultat i bllokimit të trotuareve të cilët pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, njëkohësisht edhe për shkak të konkurrencës ko të ligjshme të shitjes së produkteve të ndryshme.

Nëpërmjet një komunikate të sektorit për veprimtari komunale u kërkohet shitësve ilegalë që deri më datë 19 të këtij muaji të largojnë mallin nga sipërfaqja publike, në të kundërtën pas këtij afati Ndërmarrja Komunale me prezencë të inspektoratit të tregut dhe policisë do të organizojë bartjen e mallit deri te hapësirat e “Parqet dhe Gjelbërimi”, me prezencë të inspektor.


Shtuar 13.12.2021 20:39