Mali i Zi voton sot për rrëzimin e qeverisë

Ditën e sotme në vendin fqinj, Malin e Zi, pritet të votohet për rrëzimin e qeverisë aktuale.

Gjatë zhvillimit të seancës plenare në Kuvend, do të shqyrtohet nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit të qeverisë së kryeministrit, Zdravko Krivokapiç.

Rënia e mundshme e qeverisë nënkupton rikthimin e Partisë Demokratike Socialiste të Presidentit Milo Gjukanoviç, e cila prej 30 vitesh ka qenë në pushtet.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “URA” dhe zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç është shprehur se për zgjidhjen e krizës politike duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë lryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç shpreson se askush nga shumica parlamentare nuk do ta përkrahë nismën për mosbesimin e qeverisë./albeu.com/


Shtuar 13.12.2021 13:38