HISTORIA/ Burri lë gruan të vetme dhe jeton me tre burra në Greqi: Ku ta çoj një fshatare?

Një çift bashkëshortësh nga Pogradeci janë në konflikt me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë ikja herë pas here e 62-vjeçarit në Greqi, duke mos i dhënë shpjegime bashkëshortes.

Pelivani dhe Merita janë nga fshati Radokal i Pogradecit, ndërsa rasti i tyre është bërë publik në rubrikën “Shihemi në gjyq”.

Pelivani, ka 10 vjet që shkon e vjen në shtetin fqinj, Greqi, ndërsa Merita qëndron e vetme në shtëpinë e tyre. Ajo është e shqetësuar se çfarë ndodh me Pelivanin gjatë kohës që janë larg dhe cila është arsyeja që ai nuk e merr asnjëherë me vete, qoftë edhe për disa ditë.

Pelivani thotë se në Greqi jeton së bashku me tre shokë në një dhomë për të kursyer pagesën e qerasë. Një tjetër arsye që ai nuk e merr bashkëshorten me vete është pamundësia për t’u marrë me të e për ta dërguar në spitale.

Ndërsa Merita tregon se shkaku pse ajo kërkon me ngulm që Pelivani mos ta lërë vetëm, por ta marrë me vete në Greqi ose të jetojë me të, janë kushtet e mjerueshme të shtëpisë.

DEBATET

Pelivan: Përse janë këto dyshime? Të është rritur mendja ty?

Merita: Kam dyshime unë.

Pelivan: Çfarë dyshimesh ke?

Merita: Kam dyshime shumë.

Pelivan: Mos të kesh dyshime fare! Të është rritur mendja.

Merita: Po, më është rritur mendja. Më rritet mendja atje ku më ke lënë ti.

Pelivan: Të kam thënë disa herë dhe kemi llafosur në shtëpi…

Merita: Për çfarë kemi llafosur?

Pelivan: Kemi llafosur dhe kemi biseduar që nuk kam mundësi ku të të çoj. Nuk kam mundësi moj.

Merita: Nuk ke ku të më çosh? Po ke ore ku të më çosh, si s’ke.

Merita: Edhe unë kam katër fëmijë, jam gjyshe, jam dhe mama, kam shtatë nipër e mbesa, ata më duan mua, posi. Pse mos të vij edhe unë, të kurohem edhe unë siç u kurove ti. Unë plasa, unë për ty u sëmura.

Pelivan: Ku të të çoj, atje është me para çdo gjë. Këtu janë falas, atje janë me para. Duhet lekë atje.

Merita: Ku të duash gjeji.

Pelivan: S’kam ku t’i gjej.

****

Pelivan: Përse më thirre këtu? Ku do të vesh ti pas meje?

Merita: Pas teje do vij unë ose hajde të vdesim të dy aty.

Pelivan: Të rrish aty në shtëpi.

Merita: Të bëhem gazi i botës e të më thonë mua: ai i sëmurë, ajo e çoi në Greqi? Të më bien mua fajet.

Pelivan: Lëre tani, të rrish aty në shtëpi.

Merita: Nuk rri unë aty ose hajde rrimë të dy.

Pelivan: Ku do vesh ti? Ku të të çoj unë ty?

Merita: Epo në atë shtëpi nuk jetohet.

Pelivan: Po rrihet.

Merita: Epo nuk jeton as kafsha. Të futësh kafshën kam frikë se do ngordhë e do më mallkojë.

Pelivan: Jemi në gjyq këtu, na shikojnë.

Eni Çobani: Pse duhet të rrijë në shtëpi?

Pelivan: Unë i kam thënë disa herë që nuk kam ku të të çoj. Aty do rrish, aty është shtëpia.

Merita: A jetohet zonja Eni në atë shtëpi?

Eni Çobani: Ke hallin se nuk punon dot në Greqi apo si, se nuk e kuptoj dot këtë?

Pelivan: Ku ta çoj një fshatare andej unë?

Pelivani vijon duke i thënë se nuk e merr me vete e nuk e ndërron mendjen aspak, pavarësisht se Merita i tregon se ç’përjeton.

Merita: Më lagen këmbët në mëngjes kur ngrihem, nuk di ku ka pikuar, nuk di ku pikon gjatë natës. Nuk e di ku hyn shiu, ku hyn era, më dhemb koka, më thahen këmbët.


Shtuar 13.12.2021 07:50