Ralf Rangnick e ka nisur me dy fitore minimale në Premier League aventurën si trajner i Manchester United. Gjermani do të mbyllë sezonin në stolin e “Djajve të Kuq” dhe më pas do të mbajë një post drejtuesi në klubin anglez.
Shumë emra qarkullojnë për postin e trajnerit të ri të United, teksa Mirror zbulon të preferuarin e tifozëve. Ai është Erik ten Hag, i cili drejton Ajax prej 28 dhjetorit të vitit 2017.
Tek United e pëlqejnë shumë stilin ofensiv dhe futbollin e bukur që praktikon 51-vjeçari holandez, i cili qëndron për momentin në “pole” për të zëvendësuar Rangnick në stolin e “Old Trafford”. /albeu.com