Rakitic bie në “radarin” e Tottenham

Pas spekullimeve që e lidhnin Rakitic me një transferimin te Juventusi e më pas te Interi, tashmë një tjetër skuadër interesohet për mesfushorin kroat.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Tottenham kanë shfaqur interesim për Rakitic.

Skuadra angleze pritet të jetë destinacioni i lojtarit për të ardhmen e tij.

Spurs mund të tentojnë ta përfshijnë Rakitic në një marrëveshje për Tanguy Ndombele, lojtarin të cilin Barcelona po e pëlqen së fundmi.


Shtuar 3.05.2020 12:53