Edi Paloka është ai që ka hapur Kuvendin e Berishës në stadiumin “Air Albania.
Paloka gjatë fjalës së tij tha se ata janë demokratë të rrebeshit, jo të shampanjës, duke shtuar se kjo ditë do të hyjë në historinë e PD-së.
“Mirë se keni ardhur në Kuvendin e demokratëve të lirë. Prania juaj sot këtu në një ditë si kjo ku mesa duket edhe Zoti ka dashur të shtojë simbolikën e tij. Ne jemi demokratët e rrebeshit. Të tjerët le të shkojnë te shampanja. Kjo ditë do të hyjë në historinë e PD. Për herë të parë mblidhet një kuvend me kërkesën e delegatëve. As thjesht për numrin e pazakonshëm të pjesëmarrësve.
Pas 31 vitesh ne mblidhemi edhe njëherë për ta rithemeluar Partinë Demokratike mbi idealet dhe parimet mbi të cilat e ngritën dhe për ta vendosur përfundimisht në shinat e konservatorizmit. E kam konsideruar veten me fat që në dhjetor të vitit 1990, u bëra pjesë e lëvizjes studentore dhe njëri prej atyre që themeluan PD. Sot do themi me krenari.
Unë isha aty ditën kur u rithemelua PD. Ky Kuvend për herë të parë mblidhet me kërkesën e delegatëve. Sot numri i firmëtarëve është shumë më i lartë se ai i ditëve të para. Kriza ku gjendemi sot si pasojë(…. ovacione “O Sali o hero, Shqipëria ty të do”….) ku gjendemi sot si pasojë e dështimeve për të mposhtur regjimin dhe pozicionimi që kryetari aktual i bërë Partisë Demokratike pas 25 prillit, jo përballë regjimit, por çdo ditë e më shumë në krah të tij. Kjo është arsyeja pse jemi mbledhur sot këtu për të kuvenduar. Për të kthyer shpresën dhe besimin te shqiptarët që kërkojnë ndryshim”, tha Paloka.
Më tej në fjalën e tij tha se opozita e vërtetë nuk e ka ulur kokën dhe se është e gatshme të përballet me Ramën.
Opozita e vërtetë nuk e ka ulur kokën. Nuk hyn në pazare me Ramën por është më e gatshme për t’u përballur me Ramën. Ka nga ata që na pyesin dhe na kanë pyetur dhe thonë pse tani dhe jo më parë. Përgjigja është e thjeshtë. 25 prillin e konsideruam masakër zgjedhore. Me Ramën nuk mund të prisnin asgjë tjetër. Të gjithë ne mbajmë përgjegjësi që nuk arritën të përkthejmë në fitore sakrificat e demokratëve. Duke pranuar këto përgjegjësi, ne ju premtuam demokratëve dhe votuesve që do të vazhdonim betejën”, tha Paloka./albeu.com
https://www.youtube.com/watch?v=9fkCWTAfJuM