Drogë, dhunë dhe vjedhje, 9 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 shtetas për vepra të ndryshme penale duke filluar ga vjedhja, dhuna në familje, posedimi i lëndëve narkotike ej.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. M., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe një mjet prerës metalik.

– Y. A., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

—-

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 21 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

—-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. Gj., 53 vjeç; B. Z., 42 vjeç; F. Xh., 42 vjeç dhe P. Dh., 21 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

—-

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim B. D., 69 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale ”Vjedhja”.

—-

Në rrugën “Emin Harizaj”, në banesën e shtetases J. P., 57 vjeçe, një person i paidentifikuar ka vjedhur një sasi parash.

—-

Në rrugën “Ndre Mjeda”, në banesën e shtetases L. Ç., 37 vjeçe, një person i paidentifikuar ka vjedhur një sasi parash dhe disa dokumenta.

—-

Më datë 10.12.2021, në Rrogozhinë, në rrugën dytësore Lekaj-Kavajë, kanë vjedhur transformatorin elektrik të gabinës eletrike. Po punohet për kapjen e autorit/ve.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, po punojnë për kapjen e shtetasit R. Sh., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 19 vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 11.12.2021 11:35