Ish-godina e ATSH, monument kulture i kategorisë së dytë projektuar nga arkitekti Maks Velo në 1976 nisi të shembet, një vit pas marrijes së vendimit në Këshillin Bashkiak referuar Instituti i Ndërtimit ku e shpalli godinën të parikuperueshme, dhe se duhej shembur e ndërtuar nga e para.
Kjo godinë historike e gëzon statusin monument kulture i kategorisë së dytë që në vitin 2007, ABC kontaktoi me Institutin e Monumenteve te Kulturës, për t’u njohur me procedurat e heqjes së statusit, por nuk morëm një përgjigje.
Ish-ATSH pritet të shndërrohet në një objekt arsimor, referuar tenderit të shpallur më 2 nëntor 2020 të fituar nga kompanitë Fusha Sh.p.k dhe Edil.al me vlerë njëqind e dyzet e tre millionë e lekë pa TVSH.
Kohëzgjatja e kontratës së kompanive fituese ishte 9 muaj, që do të thotë se në gusht 2021 godina e re duhej të kishte përfunduar. Kompanitë u shpallën fituese në garën tenderuese për rindërtimin e 14 objekteve arsimore, megjithatë nuk ka detaje se çfare konkretisht do ndërtohet në sipërfaqen rreth 2000 metra katrorë në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë.
Kujtojmë se ky bulevard sapo është restauruar, ndërkohë që përgjatë tij po zhvillohen punime pranë Maternitetit “ Mbretëresha Geraldinë edhe në godinën historike të ish- ATSH. /abcnews.al/