Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku ka ndodhur një plagosje e rëndë me armë zjarri.
Policia bën me dije se në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri një shtetas ende i paidentifikuar.
Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, policia bën me dije se ka ndërruar jetë në spital, shtetai, S. A.,.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.04.2021, rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë mbi vetëplagosjen me armë zjarri të një shtetasi ju bëjmë me dije se :
Sherbimet e Policisë kanë bërë identifikimin e shtetasit S. A., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/