PSG hakmerret ndaj Bayern, mbrëmje magjike për Mbappe (VIDEO)

PSG hakmerret ndaj Bayern për finalen e humbur të Champions League, shkruan Albeu.com.

Francezët kanë fituar 2-3 ndeshjen e parë të çerekfinale  të Chamions League.

Ndeshja nisi mjaft mirë për PSG teksa realizuan me Mbappe që në minutën e 3′, ndërsa në minutën e 28 Marquinos dyfishoi shifrat.

Megjithatë PSG u shokua teksa Bayern realizoi dy herë me Chumbo-Moting 37′ Muller 60′.

Por PSG ishte më superiore dhe ishte Mbappe ai që realizoi në minutën e 68′ duke e mbyllur këtu supersfidën me dopietë.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit luhet më 13 prill në Paris. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2021 22:53