OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë njerëzit që preken nga varianti variantin nga rastet e rënda të Covid, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Kjo deklaratë vjen pasi testet e para laboratorike të variantit të ri në Afrikën e Jugut tregojnë se mund të shmangë pjesërisht vaksinën e Pfizer.

Studiuesit thonë se ka pasur një rënie shumë të madhe në atë se sa mirë antitrupat e vaksinës neutralizuan variantin e ri.

Por, Dr Mike Ryan i OBSH-së tha se, nuk kishte asnjë shenjë që Omicron do të ishte më i mirë në shmangien e vaksinave sesa variantet e tjera.

“Ne kemi vaksina shumë efektive që kanë rezultuar efektive kundër të gjitha varianteve deri më tani, për sa i përket sëmundjes së rëndë dhe shtrimit në spital, dhe nuk ka asnjë arsye për të menduar se nuk do të jetë kështu dhe për Omicron, tha ai për agjencinë e lajmeve AFP./albeu.com


Shtuar 8.12.2021 08:48