Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Itali ku një shqiptar është plagosur dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
Mediat italiane raportuan të shtunës, se në qendrën historike të Ravenës, një 38-vjeçar shqiptar dhe një italian janë futur në një bar në sheshin “Baraça”, ku edhe kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin.
Teksa të dy ishin duke dalë nga lokali papritur italiani ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe ka qëlluar shqiptarin në qafë, duke u larguar më pas me vrap.
E shpejtë ka qenë ndërhyrja e policisë dhe auto ambulancës në vendin e ngjarjes, duke e transportuar shqiptarin në gjendje të rëndë për jetën.
Bëhet me dije se autoritetet policore kanë nisur kërkimet për autorin teksa janë duket hetur agjithashtu shkaqet e kësaj ngjarjeje./albeu.com/