2020 të jetë viti më i nxehtë i regjistruar që prej 2016.
Në këtë përfundim ka dalë raporti i ri nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së.
Shkencëtarët e klimës parashikojnë që temperaturat do të vazhdojnë të rriten për shkak të disa gazeve grumbullues në atmosferë.
Një shkencëtar tha:
Emetimet do të zvogëlohen këtë vit, por përqendrimet vazhdojnë të rriten dhe ka pak gjasa të ketë një rënie të niveleve të gazrave atmosferikë.
Instituti Goddard i NASA për Studime në Hapësirë në Nju Jork publikoi kohët e fundit raportin e tyre duke dhënë një shans 60 përqind që 2020 do të kalojë nivelin e lartë të mëparshëm të vitit 2016.
Nëse këtë vit, në fakt prishet rekordi i mëparshëm, shkencëtarët e klimës pajtohen që tendenca e ngrohjes në vitet e fundit mund të çojë në katastrofë mjedisore.