Mbyllja e Aeroportit të Rinasit, Basha zbulon kush qëndron pas grevës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me mbylljen e Aeroportit të Rinasit, ku akuzon se pas grevës fshihet vetë Edi Rama.
Më tej, Basha i bën thirrje kryeministrit Rama ta ndalë grevën dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve.

Reagimi i Bashës

Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.

I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.


Shtuar 7.04.2021 14:29