Mbi 200 mijë viktima, bilanci tragjik i Covid-19 në të gjithë botën

Covid-19 vijon që të vrasë njerëz në mbarë botën, por fatmirësisht numri i personave që ndërrojnë jetë nga kjo pandemic sa vjen e bie.

Deri tani, në të gjithë rruzullin tokësor kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 218 010 njerëz.

Të lidhura

None found

Ndërsa janë infektuar deri tani nga virusi vdekjeprurës në të gjithë botën 3 138 919 individë.

Nga ana tjetër, janë shëruar nga koronavirusi në botë 956 064 njerëz.

Kujtojmë se shteti më i infektuar në glob nga koronavirusi është SHBA, që pasohet nga Spanja, Italia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania etj.


Shtuar 29.04.2020 06:50