“Për Borën bëj 10 vjet burg”, Atdheu bën publikisht deklaratën e papritur për Donaldin (VIDEO)

Kanë qenë të shumta aludimet se Bora Zemani dhe Atdheun kanë qenë në një marrëdhënie dhe shkak për këto është bërë vetë Atdheu i cili në intervista të ndryshme ka shprehur dobëinë për Bora Zemanin madje ka deklaruar edhe se për moderatoren bën 10 vite burg.

Por qëndri i tij ka ndryshuar totalisht kohët e fundit ku është shprehur se nuk ka asnjë marrëdhënie me Bora Zemanin, madje as miqësore.
I ftuar ditën e sotme në ëake Up Atdheu nuk mund t’i shpëtonte pyetjes se a ka diçka me Bora Zemanin, Atdheu i cili i ka ngritur vetë këto dyshime pas gjithë deklaratave për të e madje ka thënë se bën 10 vite burg per të, ai tha se mes tyre nuk ka asgjë, madje nuk janë më as miq.

“Ajo është gocë e bukur dhe rob i mirë, por nuk është që, se të ishte ashtu si thua ti, kisha luftuar, se unë jam në një lidhje dhe cënohet dhe goca tjetër. Me Borën s’jemi miq , asgjë fare”, tha Atdheu.

Në fund Atdheu dha dhe mendimin e tij se kush do e fitojë BB VIP.

“Donaldi është lojtar i fortë, jam fans i tij, është finalist por jo fitues, se Arjola do fitojë”, tha ai./albeu.com/


Shtuar 2.12.2021 11:59