Ditët e fundit, moti i keq nxori nga detet mbetjet e lumenjve. Sot, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka rinisur aksioni i pastrimit në qytete dhe ka ndarë pamje nga pastrimi në Vlorë, Pogradec, Fier, Durrës, Skrapar, Kavajë, Selenicë, Maliq, Tepelenë, Memaliaj dhe Kukës.
“Pas reshjeve të mëdha dhe dëborës në një pjesë të vendit, ka rinisur Programi Kombëtar i Pastrimit
Pastrimi i vendit ku jetojmë është PATRIOTIZËM, sepse më e mira mënyrë për të treguar sa e duam tokën tonë është pastërtia dhe përgjegjshmëria në hapësirat e përbashkëta
*momente nga pastrimi në Vlorë, Pogradec, Fier, Durrës, Skrapar, Kavajë, Selenicë, Maliq, Tepelenë, Memaliaj dhe Kukës”, shkruan Rama.