Gazeta spanjolle “SPORT” raporton se Coutinhori ka pagn më të lartë në klub, por po lufton për të zënë vendin e tij në skuadër këtë sezon.
Ai ka shënuar vetëm dy gola në 13 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, dhe është përfshirë vetëm katër herë si titullar.
Të lidhura
None found
I njëjti raport sugjeron se Coutinho i është ofruar si Manchester City ashtu edhe Manchester United, me Barçën që thuhet se është e interesuar të sjellë në Kataloni njërin nga Ferran Torres, Raheem Sterling, Anthony Martial ose Edinson Cavani.
Duket se ditët e ish-lojtarit të Liverpool në klub janë të numëruara dhe duket se nuk ka gjasa që ai të ketë mundësinë të ndryshojë mendjen e Xavi-t përpara se të hapet afati kalimtar i janarit.
