EMRI/ U ekzekutuan për një copë tokë, shpallet në kërkim 41 vjeçari për atentatin në Lezhë

Mesditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë ku mbetën të vrarë Kol Murrani dhe Preng Simoni.

Janë zbardhur dyshime se shënjestra e këtij atentati të ketë qenë Kol Murrani, rapsodi i njohur në Lezhë si dhe pronar i një lokali në zonë.

Si motiv për ngjarjen dyshohet te këtë qenë një konflikt pronësie për një toke are në fshatin Lalm.

Mësohet se është shpallur në kërkim si i dyshuar për ngjarjen një banor i fshatit Lalm, i identifikuar si 41-vjeçari Aleksandër Përdoda.

Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihet nga shumë banorë të zonës. Siç u raportua edhe dje, Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë. Kjo e fundit, pasi shkoi në vendngjarje, ka gjetur afër vendit të krimit edhe një motorr që dyshohet se i përket autorit të krimit, ndërsa në zonë është gjetur edhe një korrëse bari.


Shtuar 28.04.2020 08:01