Në 24 orët e fundit janë regjistruar 333 viktima e numri i tyre i përgjithshëm është 26 977.
Janë regjistruar 1739 raste pozitive më shumë dhe numri i të infektuarve me koronavirus në Itali ka arritur më 199 414.
Aktualisht pacientë pozitiv me koronavirus janë 105 813 e janë 290 më pak se një ditë më parë.
Çdo ditë e në përmirësim është gjendja e pacientëve që shërohen nga Covid 19. Dita e sotme ka regjistruar 1696 të shëruar më shumë se një ditë më parë e numri i personave të shëruar deri më sot nga virusi është 66 624.
Në struktura spitalore janë 1019 pacientë më pak të shtruar e numri i pacientëve që po kurohen në sistemin spitalor janë 20 353.
Numri i tamponëve i kryer deri më sot në Itali është 1 789 662 ndaj 1 237 317 personave.