Ditën e sotme kati i parë i spitalit Covid 3 u përfshi nga zjarri. Fatmirësisht nga zjarri që ra në zyrat e administratës nuk ka pasur pacientë dhe dëmet ishin vetëm materiale.
Ndërsa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu menjëherë ka mbërritur te ish-Kirurgjia për të parë nga afër situatën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit./albeu.com