Gjithsej 42 profesionistë të shërbimeve sociale, nga Qendrat për Punë Sociale dhe strehimoret për viktimat e dhunës në familje, morën informacion për mënyrën e zbatimit efektiv të standardeve, raporton KosovaPress.
Sesione informuese për Standardet për shërbime sociale për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje u mbajtën sot nga Departamenti për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, me mbështetjen e Këshillit të Evropës, Zyra në Prishtinë.
Të lidhura
None found
Përmes një liste kontrolli për cilësinë e shërbimeve, standardet ndihmojnë që trajtimi i rasteve të dhunës në familje të jetë i qëndrueshëm, i përgjegjshëm dhe efikas, duke mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e viktimave.
Zbatimi i tyre forcon qasjen që vendos viktimën në qendër: shërbimet koordinohen, ofrohen në mënyrë të sigurt dhe përshtaten sipas nevojave të secilës viktimë, me qëllim ruajtjen e dinjitetit, sigurisë, të drejtave dhe mirëqenies së tyre.





