Në fshatin Livoq të Ultë të Gjilanit ka ndodhur në incident me armë që ka lënë të plagosur një person.
Sipas Policisë së Kosovës një person ishte duke e pastruar armën e tij, nga pakujdesia dyshohet qe fëmija i tij që kishte qenë afër, ka shkrepur armën dhe ka qëlluar atë.
Personi i plagosur ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa sipas Policisë së Kosovës arma ka qenë pushkë ajrore, për të cilët nuk ka pasur leje.
Arma është sekuestruar nga Policia e Kosovës ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt. /albeu.com/