Njësia operacionale ‘Shqiponjat’ kanë arrestuar ditën e djeshme në kryeqytet një 25-vjeçar, të cilit iu sekuestrua një sasi kanabisi dhe një armë e ftohtë.
Gjithashtu në prangat e policisë së Tiranës ka rënë dhe një 52-vjeçar me inicialet E. L.,i shpallur në kërkim për ‘Vjedhje në bashkëpunim’.
Materialet hetimore i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Rr. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit E. L., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.