Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së dy qeverive tha se, me Kosovës është firmosur edhe marrëveshja për lehtësimin e procedurave doganore për kontrollin e mallrave në kalimin doganor.
“Nga ana tjetër jemi shumë të qartë se në dy anët kemi nevojë të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve dhe shtimin e ndërveprimit ekonomik e tregtare. Të integrojmë tregjet tona. Sot firmosim marrëveshje për të lehtësuar proceduarat doganore për kontrollit të mallrave që synojnë unifikimin e proceduara të kalimit doganor”, tha Rama.