Sa më i lartë të jetë niveli i antitrupave të koronavirusit te një njeri, aq më e madhe është mbrojtja që ofron një vaksinë kundër Covid-19, konfirmon një studim i ri shkencor amerikan. Diçka që përforcon pikëpamjen se dozat përforcuese janë të nevojshme , për të forcuar mbrojtjen e organizmit.
Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Peter Gilbert nga Universiteti i Uashingtonit dhe Qendra Kërkimore Fred Hutchinson në Seattle, publikuan gjetjet e tyre në revistën Science dhe vlerësuan nëse niveli i antitrupave ishte një tregues i besueshëm i mbrojtjes nga virusi.
Studimi, i kryer te personat e vaksinuar plotësisht me Moderna (dy doza), arriti në përfundimin se rreziku i Covid-19 është rreth 10 herë më i ulët te njerëzit që kanë prodhuar më shumë antitrupa në trupin e tyre, krahasuar me ato me antitrupa të padetektueshëm./albeu.com