Incidenti në Wisconsin, shkon në 6 numri i viktimave, humb jetën dhe një i mitur

Para disa ditësh, në Wisconsin të SHBA-ve, një makinë u fut përmes turmës gjatë një parade Krishtlindjesh duke vrarë 5 persona dhe lënduar mbi 40 të tjerë.

BBC shkruan mëngjesin e sotëm se numri i viktimave ka shkuar në 6, pasi një fëmijë nuk ka mundur t’i përballojë dot dëmtimet e marra nga aksidenti.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar 39-vjeçari Darrell Brooks i cili akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa prokurorët thonë se do të ngrihen dhe akuza të tjera ndaj tij.

Policia, në një deklaratë, ka thënë se Brooks voziti në një “model zig-zag” për të goditur sa më shumë njerëz në paradën Waukesha.

Djali që humbi jetën sot ishte 8-vjeçari Jackson Sparks, i cili u godit së bashku me vëllain e tij 12-vjeçar, Tucker./albeu.com