8 vite nga vdekja, nderohet Sokol Olldashi

8 vite pas ndarjes nga jeta është nderuar ish-deputeti Sokol Olldashi.

Burimet bëjnë me dije se një rrugë në Tiranë, në njësinë 2 ka marrë sot emrin e tij.

Ky vendim vjen pas nderimit të ish-deputetit Bashkim Fino i cili humbi jetën pak ditë më parë nga COVID-19.

Bashkia e Tiranës vendosi që t’i japë emrin e ish-kryeministrit Fino një shkolle të re e cila po ndërtohet pranë Qytetit Studenti. /albeu.com/


Shtuar 6.04.2021 16:31