EMA i jep fund dyshimeve: AstraZeneca nuk ka lidhje me mpiksjen e gjakut!

Vaksina AstraZeneca ka bërë që EMA të reagojë në kundërshti mes zyrtarëve të saj.

Kjo pasi një zyrtar, Marco Cavaleri, deklaroi se ekziston një lidhje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, EMA ka reaguar zyrtarisht duke e mohuar kategorikisht këtë deklaratë.

Rregullatori i barnave në Evropë ka mohuar se ka krijuar një lidhje shkakësore midis vaksinës Oxford/AstraZeneca dhe një sindromi të rrallë të mpiksjes së gjakut.

Sipas Guardian, Marco Cavaleri, shefi i vaksinave të EMA-s, i kishte thënë më parë gazetës italiane Il Messaggero se për mendimin e tij:

“ne mund ta themi tani, është e qartë se ka një lidhje me vaksinën … Por ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim. ” /albeu.com/

 


Shtuar 6.04.2021 16:22