Roma e Jose Mourinhos ka arritur të arketojë 3 pikë të rëndësishme përballë Genoas në shtëpinë e këtyre të fundit në kuadër të javës së 13 të Serie A.
Pjesa e para u mbyll në barazim pa gola edhe pose Abraham arriti ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 16, por pas rishikimit me VAR u cilësua i parregullt për shkak të prekjes së topit më dorë nga sulmuesi anglez.
Në pjesën e dytë Roma po kërkonte me ngulm golin, por do ta gjente vetëm në minutën 82 me Afena Gyan. Do të ishte sërish talenti që do të dyfishte në shtesë për tu konfirmuar protagonisti kryesor i ndeshjes.
Interesantja e kësaj ndeshje është se Mourinho i bëri me dije djaloshit Afena Gyan se nëse do të shënonte gol, atëherë portugezi do t’i bënte dhuratë një palë atlete të cilat djaloshi i preferonte shumë dhe ato kushtonin 800 euro. Tekniku portugez e mbajti fjalën dhe ia ka dhuruar vetë personalisht talentit Gyan./h.ll/albeu.com
View this post on Instagram