Policia shkon t’i ndajë pas sherrit të dhunshëm, dy shqiptarët rrahin efektivët në Itali

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në Ponzano të Italisë, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë.

Shtetasit B.O 32-vjeç dhe D.A 33-vjeç, janë pikasur duke bërë një sherr të dhunshëm me njëri-tjetrin. Në një moment ka ndërhyrë policia për t’i ndarë.

Por në sherr e sipër dy shqiptarët kanë sulmuar edhe policinë. Fillimisht ka qenë e pamundur shoqërimi i dy shqiptarëve në polici.

Por pas disa minutash dy të rinjtë janë vënë në pranga, ndërsa tashmë do të përballen me akuzat e dhunimit të efektivëve të policisë./albeu.com/