Një 30-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar dy herë dhe është liruar dy herë brënda 12 orëve.
Ai u arrestua në Volante të Italisë, mbrëmjen e së premtes, 20 nëntor.
E gjithë historia nisi pasditen e së premtes, kur u raportua për një makinë me dy persona që kishin tentuar të mashtronin një qytetar.
Sipas medieve italiane, shqiptari bashkë me një tjetër shtetas janë ndaluar pasi akuzoheshin për mashtrim.
Por pas arrestimit, ai ka arritur që të shpëtojë nga duart e policisë.
Liria i zgjati fare pak, pasi forcat e policisë të vëna në ndjekje të tij kanë bërë të mundur ndalimin sërish dhe dëbimin e tij.
Mësohet se shqiptari kishte hyrë ne Itali në rrugë ilegale./albeu.com/