Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në emisionin “E Diela Shqiptare”.
Gjatë rubrikës “Telebingo” të këtij emisioni, moderatori Ardit Gjebrea ka telefonuar njërin prej fituesve, por përgjigja që ka marrë ka qenë shokuese.
Telefonatës ju përgjigj një zonjë, e cila kur u pyet nga Gjebrea se ku ndodhej personi që kishte fituar, është përgjigjur se ky i fundit kishte ndërruar jetë.
Fjalët e zonjës tronditën moderatorin, stafin dhe gjithë publikun në studio.
Ardit Gjebrea: Mirëmbrëma, zotin Tosun ku e kam?
Ardit Gjebrea: Çfarë thua? Po kur?
Zonja: Sot në mëngjes…Kush jeni juve?
Ardit Gjebrea: Jam pa fjalë! Unë jam Ardit Gjebrea, ju marr nga “Telebingo”. Ai ka blerë biletën e “Telebingos” dhe ju po më jepni këtë lajm! O sa keq po më vjen! Ju shpreh ngushëllime!
Ardit Gjebrea: A mund të ju marr…unë po e ruaj këtë biletë dhe unë nuk do të doja që ne të luanim sot dhe unë do ju marr në telefon dhe do e lëmë që të luajmë një javë tjetër në telefon pasi ju të kaloni këtë dhimbje. A e bëjmë kështu?
Zonja: Po, shumë faleminderit.
Ardit Gjebrea: Ngushëllime nga ana jonë familjes tuaj dhe qoftë i Parajës, Ngushëllime! Mirupafshim.
Ardit Gjebrea: Kjo është jeta dhe të mendosh se një ditë askush që është këtu nuk do të jetë më, e keni menduar ndonjëherë? Çdonjëri nga ne dhe çdokush që po më dëgjon tani nuk do të jetë më dhe këtë moment reflektimi, Zoti na e solli jo pa arsye. Jetën duhet ta jetojmë të lumtur, të gëzuar, të bëjmë mirë, të heqim çdo të keqe dhe vetëm dashuria të mbizotërojë kudo./aalbeu.com/