Tottenham mposht me përmbysje Leeds, Conte feston triumfin e parë (VIDEO)

Tottenham ka fituar në shtëpi me përmbysje ndaj Leeds United në kuadër të javës së 12 të Premier League.

Ky është edhe triumfi i parë i Antonio Contes me “spurs” në kampionat pasi ndeshja e parë kundër Everton u mbyll ne barazim pa gola.

Miqtë kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me James.

Vendasit reagojnë në të dytën duke barazuar fillimisht me Hojbjerg në minutën e 58 dhe më pas Reguilon përmbys gjithçka në të 69’.

2-1 do të ishte edhe rezultatin përfundimtar i kësaj ndeshjeje që ngjit Tottenhamin në vendin e 7 me 19 pikë, ndërsa Leeds mbetet në vendin e 17 me 11 pikë.

Shikoni KËTU përmbledhjen e ndeshjes. /albeu.com


Shtuar 21.11.2021 19:30