Tifozët e Partizanit nuk pranojnë lojtarët, ndërhyn edhe policia për konfliktin me Olsi Ramën

Partizani ka marrë një barazim 1-1 ndaj Laçit dhe po vazhdon me rezultatet që nuk përkojnë me pritshmëritë e tifozëve.

Gjatë ndeshjes kishte jo pak thirrje kundër trajnerit Daja. Sport Ekspres raporton se një konflikt ka nisur mes pak tifozëve dhe Olsi Ramës.

Pas disa të sharave që janë lëshuar prej tyre, drejtori i Partizanit ka shkuar të sqarohet dhe më pas ishte policia që vendosi qetësinë. Gjithashtu tifozët nuk kanë pritur as futbollistët në fundin e takimit duke i bërë thirrje:”Ikni, ikni”. /Sport Ekspres/


Shtuar 21.11.2021 08:30