Seanca e paraparë për sot ndaj Jeton Sylajt, bashkëshortit të Arlinda Zekajt, nuk është mbajtur. Gjykata Themelore në Pejë njoftoi se Sylaj akuzohet për veprën penale “Kanosja”.
Shkak për shtyrjen u bë kërkesa e avokatit Besnik Berisha, përfaqësues i autorizuar i palës së dëmtuar A.Z. Përmes një emaili të dërguar më 10 nëntor 2026, ai njoftoi Gjykatën për autorizimin e tij dhe kërkoi shtyrjen e seancës, pasi nuk mund të merrte pjesë.
Të lidhura
None found
Pasi dëgjoi qëndrimet e palëve të pranishme dhe shqyrtoi kërkesën, Gjykata e miratoi atë. Seanca e radhës në këtë çështje penale është caktuar për datën 24.11.2026, në orën 13:00.







