Shqiptari nuk zë mend, gjobit 10 herë se theu karantinën e më pas arrestohet

Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare është gjobitur 10 herë nga autoritetet italiane për thyerjen e masave të karantinës.

Që nga data 31 mars, shqiptari i cili jeton në Fusignano, në zonën e Ravennate ka thyer 10 herë masat kufizuese të koronavirusit.

Ndërkohë përveç thyerjes së masave të karantinës, 33-vjeçari është kapur edhe duke shpërndarë lëndë narkotike.

Ai ishte filmuar gjatë natës nga kamerat komunale duke qarkulluar me makinën e tij.

Policia e arrestoi shqiptarin të premten e kaluar, pasi e kapi duke shpërndarë kokainë përpara një supermarketi. Mediat italiane bëjnë me dije se 33-vjeçari ndodhet ne arrest në burgun lokal.


Shtuar 23.04.2020 15:24