Policia ka vënë një efektiv të policisë së Shtetit pasi është kapur mat duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur vetëm 13 vjeçare. Në pranga është vënë efektivi Petraq Rako, i cili në bashkëpunim me mikun e tij, tutor, me iniciale S.K., tutor i vajzës së mitur, abuzonin me vajzën 13 vjeçare. Arrestimi i policit është bërë në kushtet e flagrancës gjatë marrëdhënies seksuale mes tij dhe vajzës së abuzuar.
Të arrestuar janë:
- Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;
- K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 2 automjete;
– 4 aparate celularë;
– një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale
– është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;
- K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.
Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.
Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 2 automjete;
– 4 aparate celularë;
– një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale
– është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. /albeu.com/