Dy aksidente rrugore kanë ndodhur para pak minutash, një në qytetin e Durrësit dhe një në atë të Elbasanit.
Fatmirësisht personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën dhe Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Elbasan – Tiranë, shtetasi M. H., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:05, në aksin rrugor në drejtim të Spitallës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasen T. Q., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen.
Drejtuesja e mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/