Kriza politike në Maqedoninë e Veriut, Zaev takohet me deputetin Kastriot Rexhepi

Burime nga qeveria bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme, kryeministri Zoran Zaev ka realizuar takim me deputetin Kastriot Rexhepi.

Në kumtesën e Qeverisë, mes tjerash thuhet se kryeministri Zaev dhe deputeti Rexhepi konfirmuan përkushtimin e përbashkët për fuqizimin e reformave dhe përkushtimin për kursin evropian të vendit.

Kujtojmë se Rexhepi ishte deputeti i cili shpëtoi qeverinë e Zaevit nga rënia, gjatë një mocioni mosbesimi që u organizua ndaj tij. Rexhëpi nuk shkoi në seancë duke dalë jashtë pritshmërive të partive opozitare dhe duke mbajtur në pushtet qeverinë aktuale./ albeu.com/